E pranon Murat Jashari, ja pse deshi ta vriste Azem Vllasin

Aktuale

E pranon Murat Jashari, ja pse deshi ta vriste Azem Vllasin

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:27
Murat Jashari dhe Azem Vllasi

(E plotësuar) -  Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur për ta vrarë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar.

Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit, ky është Murat Jashari

Burimet kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Siç mëson media, i dyshuari është Murat Jashari, vëllai i ish-komantantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si “Kumanova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një konferencë ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

“Policia me një intensitet ka ndërmarr një varg veprimesh operative hetimore. Në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në ka arrit të bëjë lokalizimin e personave të dyshuar”.

“Është arrit që arrestohen dy persona M.J i lindur më 1956 dhe A.LL i lindur më 1964 dyshohet se është pjesëmarrës në këtë rast”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se policia ka sekuestruar revolen që është përdorur në rast bashkë me një shurdhues..

“Njësit policore pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kanë bërë edhe bastisje në disa lokacione të ndryshme”, ka thënë ai.

Kelani ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë çëshjte që lidhet me detyrën e viktimës.

Image

Murat Jashari i dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit

Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Burimet e Indeks kanë treguar se i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

I dyshuari Murat Jashari ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat