FSK do i dorëzon Qeverisë projektligjin me opinionet e saj

Aktuale

FSK do i dorëzon Qeverisë projektligjin me opinionet e saj

Më: 14 mars 2017 Në ora: 08:52
Forca e Sigurisë së Kosovës

Projektligji për FSK-në sot do të dorëzohet Qeverisë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu ka thënë dje ministri Haki Demolli.

Sipas tij projektligji për FSK-në i është dorëzuar Ministrisë së Forcës për të dhënë opinionin e vet lidhur me ndryshimet në të.

Demolli tha se grupet punuese kanë punuar në shqyrtimin e tij dhe se për sot është planifikuar që fillimisht të prezantohet para menaxhmentit të FSK-së e më pastaj të njëjtit ta dorëzojnë në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat