A do të ndërhyjë FSK në veri, përgjigjet Thaçi

Aktuale

A do të ndërhyjë FSK në veri, përgjigjet Thaçi

Më: 14 mars 2017 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i qartë si ai është në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

“E theksoj se roli i FSK është i përcaktuar qartë, ai është në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë Thaçi kur është pyetur se a do të ndërhyjë kjo forcë në veri të vendit.

Thaçi këto komente i ka bërë në tryezën “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”.

“Transformimi i FSK-së nuk do të ketë asnjë implikim në rolin e KFOR-it dhe NATO-s”.

“FSK edhe sot asnjë veprim nuk e merr pa u konsultuar më KFOR-in”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat