Komandanti i FSK-së tregon se çfarë armatimi do të ketë Ushtria e Kosovës

Aktuale

Komandanti i FSK-së tregon se çfarë armatimi do të ketë Ushtria e Kosovës

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:03
Rrahman Rama

Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ka thënë se për fillim FSK-ja do të ketë rreth tre helikoteprë që janë obligativ për të krijuar një flotë të aviacionit.

“Bazuar në standarde të NATO-s duhet të ketë helikopterë të mëdhenj, të mesëm ose të vegjël. 3 helikopterë janë obligativ për të krijuar një flotë të aviacionit”, ka thënë Rrahman Rama.

“Nuk është planifikuar që të kemi tankse, por do të kemi autoblinda. Armatimi do të jetë i njejtë si të gjitha shtetet që janë anëtare të NATO-s”, shtoi Rama.

Duke folur për infrastrukturën që e ka FSK-ja, komandanti Rrahman Rama ka thënë se hapësirat janë të mjaftueshme pasi ata janë përgaditur qysh herët, duke e ditur se një ditë do të ndodhë ky tranzicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat