Shqiptarë të lënduar nga sulmi në Londër? Flet ambasadori Qirko

Aktuale

Shqiptarë të lënduar nga sulmi në Londër? Flet ambasadori Qirko

Më: 22 mars 2017 Në ora: 18:51
Qirjako Qirko

Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Londrën, pasditen e kësaj të mërkure.

Ambasadori Qirko, ka deklaruar se nuk ka informacione, se mes të plagosurve janë shtetas shqiptar. 

Qirko është shprehur se personat e plagosur, janë kryesisht turistë, dhe se policia nuk ka dhënë ende detaje për shtetësinë e tyre.  

‘’Nuk kemi informacione për shqiptarë të plagosur. Sapo të kemi të reja të fundit nga kjo ngjarje e rëndë, do jemi të gatshëm të informojmë në lidhje me shtetësinë e personave të plagosur’’,-është shprehur Qirko. 

Ai ka deklaruar se pasi autori ka tentuar të futet me thikë në parlament, kryeministrja Theresa May e cila ndodhej në godinë në momentin e sulmit është evakuuar nën forca të rrepta sigurie. 

Pasditën e sotme, një person që nga raportimet e para dyshohet se është aziatik, ka përplasur me makinë tip “4x4” me shpejtësi qytetarët në urën “Westminster” duke lënë 12 të plagosur dhe një grua të vdekur dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues, ndërsa më pas ka dalë nga makina dhe është drejtuar për në hyrje me një thikë në dorë, por është përleshur me policët. 

Nga përleshja dhe goditja e agresorit një polic ka humbur jetën disa minuta më pas në spital, ndërsa autori është eliminuar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat