Ministrja Hoxha e tronditur nga sulmi në Londër

Aktuale

Ministrja Hoxha e tronditur nga sulmi në Londër

Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:41
Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas sulmit të dyshuar si terrorist, që ndodhi sot në Londër. Ajo ka thënë se sulmi në Londër, është sulm i rëndë terrorist, i drejtuar kundër vlerave që përfaqëson Britania e Madhe.

“Sulmi në Londër, është sulm i rëndë terrorist, i drejtuar kundër vlerave që përfaqëson Britania e Madhe. Jemi të tronditur dhe bashkëndjejmë me familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist, duke u lutur për të lënduarit të kenë shërim të shpejtë”, ka shkruar ministrja Hoxha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat