KIPRED: FSK, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Aktuale

KIPRED: FSK, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:01
Pamje nga konferenca e KIPRED

Për të pestën herë me radhë, FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.

“Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, para mediave bëri shpalosjen e matjeve të opinionit publik të periudhës 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.

Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë (5), FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.                                                                             

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.

“Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat