Hoxhaj: Fondi për Ballkanin Perëndimor e ka selinë në Tiranë

Aktuale

Hoxhaj: Fondi për Ballkanin Perëndimor e ka selinë në Tiranë

Më: 30 mars 2017 Në ora: 11:11
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektmarrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, për të cilën thotë se është në interes të Kosovës.

Hoxhaj ka siguruar deputetët se votimin e kësaj marrëveshje nuk cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit, pasiqë thotë se selia e këtij fondi do të jetë në Tiranë.

Hoxhaj ka theksuar se projektmarrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me arsimin e lartë, hulumtimet shkencore dhe kulturën, në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E kundërshtojmë çdo tendencë për interferim diplomatik nga Serbia. Shtetet kombe do të mbesin ato që janë”, tha Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat