Pse po "armatoset" PDK-ja? Kjo është "njesia speciale"

Aktuale

Pse po "armatoset" PDK-ja? Kjo është "njesia speciale"

Më: 3 prill 2017 Në ora: 19:46
Fotografi të publikuara në rrjetin social ‘Facebook’ nga sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli.

Zyrtarët të PDK-së kanë filluar të ‘armatosen’ me armë të gjata, ende pa shkuar në Kuvend Ligji për transormimin e FSK-së.

Ata  si duket nuk po e presin as presidentin Hashim Thaçi që t’i bind deputetët serbë për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social ‘Facebook’, sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i armatosur deri ‘në dhëmbë’, bashkë me bashkëpartiakun e tij edhe nga qyteti i Gjakovës, Bekim Jupa, ka shkruar se janë të gatshëm për transformim.

Megjithatë, këto veprime ‘konkrete’ këta zyrtarë të PDK-së nuk po i bëjnë në kazermat e FSK-së, por në një ‘fushëbetejë’ në Paintball.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat