Ja pse akuzohej Naser Makolli, i vdekur dje në burgun e Lipjanit?

Aktuale

Ja pse akuzohej Naser Makolli, i vdekur dje në burgun e Lipjanit?

Më: 4 prill 2017 Në ora: 10:32
Naser Makolli

I vdekuri i djeshëm  në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, që ishte edhe dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli, po mbahej në paraburgim si i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Sopijë e Suharekës, vrasja kishte ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës, ku persona të armatosur kanë qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, Naimin, në shtëpinë e tyre, ku kishin hyrë për të vjedhur.

Egzoni kishte vdekur nga plaga, ndërsa babai i tij, Naimi kishte shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Makolli vdiq sot sipas raportit mjekësor pas probleme shëndetësore që kishte qysh prej kohës sa ishte arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat