Ahmet Isufi: Mustafa po mban peng demarkacionin dhe FSK-në

Aktuale

Ahmet Isufi: Mustafa po mban peng demarkacionin dhe FSK-në

Më: 4 prill 2017 Në ora: 20:27
Ahmet Isufi

Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa iu shtua në sirtar edhe projektligji i transfomimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Tashmë kanë kaluar shumë kohë që Mustafa duke mos e dërguar në kuvend vazhdon ta mbajë në sirtar projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi. 

Edhe pse po bëhen një 1 muaj që Thaçi ia ka dërguar kryeministrit projektligjin e FSK-së, siç duket edhe ky projektligj do të mbahet peng duke mos u dërguar në Kuvend.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është se këto projektligje duhet të dërgohen në kuvend nga qeveria. 

Ai ka thënë se demarkacioni duhet të mos votohet në Kuvend, ndërsa duhet të votohet transforimimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

Ndërkaq në lidhje me takimin e mbrëmshëm të pozitës dhe opozitës për të diskutuar edhe këto dy projektligje u shpreh se nuk ka një marrëveshje.

Por, edhe Presidenti i Kosovës, dikur aleat i Mustafës ka bërë thirrje që qeveria duhet të dërgojë në kuvend marrëveshjen e demarkacionit dhe projektligjin e FSK-së. Sipas Thaçit demarkacioni nuk varet nga opozita por nga pozita për arsyen se këta i kanë votat e mjaftueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat