Menaxheri i fushatës Trump tani lobon për Kosovën

Aktuale

Menaxheri i fushatës Trump tani lobon për Kosovën

Më: 5 prill 2017 Në ora: 19:17
Donald Trump dhe Cory Levandowski

Ne jemi të hapur për të kryer detyra të ndryshme për qeverinë. Fokusi ynë është t’i ndihmojmë qeveritë e vogla për të pasur sukses, kishte thënë menaxheri i fushatës së Trump.

Tanimë dihet se shqiptarët e Kosovës që nga mesi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kanë përdorur një agjenci lobimi për të realizuar qëllimet e tyre separatiste, shkruan media serbe.

Udhëheqësit shqiptarë nga Prishtina dhe Tirana u takuan javën e kaluar me Cory Levandowskin dhe Barry Bennett të cilët përfaqësojnë kompaninë lobuese ‘Avenue Strategies’. Kujtojmë se Levandowski ishte menaxher i fushatës së Trump.

Drejtori i kompanisë lobuese ‘Avenue strategies’,  Cory Levandowski ka gjetur një treg të ri në fushën e lobimit.

Gazeta amerikane ‘Politico’ thotë se Levandowski dhe Barry Bennett janë afër arritjes së marrëveshjes me qeveritë më të vogla që do të ofrojnë shërbimet e lobimit në zyrën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Javën e kaluar që të dy u takuan me zyrtarë të ndryshëm nga qeveritë botërore. Ne mesin e takimeve ata diskutuan edhe me zyrtarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Kjo kompani ka punësuar edhe Edd Brukoveran dhe George Osborne, të cilët kanë punuar si këshilltarë të lartë në fushatën Trump.

Osborne e ka konfirmuar takimin e kompanisë me zyrtarë të lartë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Ne jemi të hapur për të kryer detyra të ndryshme për qeverinë. Fokusi ynë është në atë se si ne mund t’i ndihmojmë këto qeveri të vogla që të kenë sukses”, ka thënë Osborne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat