Limaj: Franca të veprojë si Gjermania e Zvicra për fletëarrestet e Serbisë - Bota Sot
Limaj: Franca të veprojë si Gjermania e Zvicra për fletëarrestet e Serbisë

Aktuale

E premte, 20 korrik 2018

Limaj: Franca të veprojë si Gjermania e Zvicra për fletëarrestet e Serbisë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 21:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se është për habi ajo se çka po ndodh me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj që është ndaluar në Francë tash e tre muaj.

“Që nga fillimi deri më tash krejt çka ka ndodh me Ramushin më ka befasuar. Nuk jam befasuar shumë që është ndaluar, por me stërzgjaten e çështjes”, ka thënë Limaj.

Limaj pohon se edhe Franca duhet të veprojë sikurse Gjermania e Zvicra të mos merret me këto fletëarrestet e Serbisë që janë nga koha e Sllobodan Millosheviqit.

“Është e habitshme krejt ky proces deri këtu si ka ardh, si është lejuar”, ka pohuar ai në “Zona e Debatit”.

“Rasti i Ramushit shpërfaq gjendjen në vendin tonë, shpërfaq pozicionin e Kosovës në raportin rajonal dhe ndërkombëtar, shpërfaqë joseriozitetin e Kosovës në bisedimet me Beogradin”.

“Sepse asnjëherë nuk e ka ngritë këtë çështje në bisedime që të hiqen të gjitha fletëarrestet që janë lëshuar në kohën e Milloeshviqit”, ka theksuar Limaj.

“Unë kam thënë edhe herën e kaluar, duke e ditë që zgjedhjet në Serbi kanë qenë me 2 prill, ndërsa séance për Ramushin më 6 prill”.

“Kjo le të nënkuptohet që çështja e Ramushit është lidhur me zgjedhjet në Serbi”, ka shtuar Limaj.

Qeveria franceze sipas Limajt duhet përfundimisht mos t’i trajtojë fletëarrestet e lëshuara në kohën e Millosheviqit dhemos të ju jep vlerë atyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test