Nga sot rregulla të reja në zonën Schengen, ja detyrimet e vendeve anëtare

Aktuale

Nga sot rregulla të reja në zonën Schengen, ja detyrimet e vendeve anëtare

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Prej sot fillojnë kontrolle sistematike në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen për të gjithë udhëtarët për shkak të ndryshimeve të miratuara në Kodin e Kufijve Schengen.

Sipas këtij ndryshimi, vendet anëtare të zonës Schengen kanë një detyrim për të shtuar kontrollet e rrepta në vendkalimet kufitare, shkruan Reuters.

Në praktikën aktuale, ka qenë i mjaftueshëm që punonjësit e policisë kufitare të kontrollojnë vetëm pasaportën dhe dokumentet e nevojshme të udhëtimit, mirëpo tani kontrollet do të jenë më të ‘rrepta’.

Për shkak të këtij ndryshimi, pritet të ketë vonesa në kufi.

Në kufijtë e BE-së do të zbatohen rregulla të reja për të kontrolluar kufijtë pasi siç është thënë, për ta mbrojtur BE-në nga terrorizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat