Presidenti Thaçi: Ushtria do të bëhet, ta gjejmë konsensusin

Aktuale

Presidenti Thaçi: Ushtria do të bëhet, ta gjejmë konsensusin

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:46
Konferenca “Forca e Sigurisë së Kosovës, perspektivat e së ardhmes”

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e cila është organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

Në këtë konferencë, presidenti Thaçi theksoi se iniciativa për transformimin e FSK-së është veprim i menduar mirë, kurse dërgimi i projektligjit në Kuvend është rezultat i paaftësisë së institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, që gjatë tri vjetëve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Presidenti ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik.

Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot, presidenti Thaçi theksoi se ka pasur dy zhvillime të rëndësishme, të cilat ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur në një panel me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ambasadorin francez, Didier Chabert, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe profesorin amerikan Daniel Server, presidenti Thaçi ka thënë se me gjithë qasjet e ndryshme ka një konsensus për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Unë si President dhe si Komandant i Përgjithshëm i FSK-së e kam për obligim që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, ta themelojmë ushtrinë e Kosovës, por edhe ta ruajmë dhe forcojmë me tutje bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë’, ka thënë Thaçi, duke shtuar se  ky qëllim është krejtësisht i arritshëm, meqë të gjithë partnerët strategjikë pajtohen se Kosova duhet të themelojë ushtrinë.

Dallimi i vetëm deri më sot, sipas presidentit Thaçi, ka qëndruar në qasjen që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Presidenti ka thënë se duke marrë parasysh dy zhvillimet e fundit të rëndësishme, institucionet e Kosovës janë plotësisht të gatshme që së bashku me partnerët strategjikë të rifillojnë edhe një përpjekje të fundit serioze për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

“Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në vend, unë sot i kam dërguar një letër zyrtare kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet të cilës kam kërkuar që iniciativa ime ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK të mos vihet në rënd të ditës për diskutim, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjikë nuk përfundojnë edhe këtë përpjekje të fundit, për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se dëshiron që themelimi i ushtrisë të jetë një moment i bashkimit të qytetarëve të Kosovës, partive politike dhe shoqërisë civile.

“Ne duam që edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë të jetë pjesë e këtij procesi dhe të jap mbështetjen e vet nëpërmjet përfaqësuesve të vet politikë, njësoj sikur të gjitha komunitetet tjera”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri thirrje që ky proces të mos keqpërdoret dhe keqinterpretohet nga askush, sepse gjithçka është në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët.

“Unë përsëri ritheksoj se dua dhe jam duke punuar intensivisht që një qëllim i tillë jetik të përmbyllet me sukses me mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe të ndodh nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në rast të kundërt, e kam bërë të qartë që askush nuk do të mund të përdorë veto ose pengoj në çfarëdo forme themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kjo tashmë është e qartë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në fund, presidenti ka theksuar se është esenciale që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të mos mendojnë qoftë edhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura, sepse ky do të ishte një gabim i madh i tyre.

Thaçi: Po e ngadalësojmë procesin e formimit të ushtrisë, s’po heqim dorë nga ai

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur vet presidenti Thaçi, në konferencën me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës, perspektivat e së ardhmes”, ku theksoi se iniciativa e tij ligjore për transformimit të FSK-së,  nuk ka qenë e rastësishme dhe as e nxituar, por se ka qenë një veprim i menduar mirë dhe krejtësisht legjitime dhe kushtetuese.

Image
Konferenca “Forca e Sigurisë së Kosovës, perspektivat e së ardhmes”

Thaçi: Të mos vihet në rend dite dhe për një kohë projektligji për FSK-në

“Unë konsideroj se institucionet tona ende kanë në dispozicion kohen e mjaftueshme që bashkërisht të bëjmë dhe një përpjekje të fundit, që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në vend, unë sot i kam dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe anëtarëve të kryesisë së Kuvendit, nëpërmjet së cilës kam kërkuar që iniciativa ime ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së të mos vihet në rend dite edhe për pak kohë për diskutim, përderisa  institucionet tona dhe partnerët tanë strategjik, nuk përfundojnë dhe këtë përpjekje të fundit, për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformim i FSK-së në forca të armatosura, të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë besoj qà « Kuvendi i Kosovës do të tregoj përgjegjshmëri dhe mirëkuptim për këtë zhvillim të ri, sepse jam i bindur se në këto rrethana të reja, kjo mundësi e krijuar duhet të shfrytëzohet me përkushtim dhe përfshirje serioze të të gjitha institucioneve tona“, tha ai.

Ndërsa ripërsëriti se askush nuk do të lejohet ta përdor veton, për pengimin e këtij procesi.

Thaçi: Përfaqësuesit serb të mos mendojmë që po heqim dorë nga themelimi i ushtrisë

“E kam bërë të qartë se askush s’mund të përdorë veton,  ose pengoj në çfarëdo forme themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kjo tashmë është bërë e qartë, andaj është esenciale që përfaqësuesit politik të komunitetit serb të mos mendojnë, qoftë dhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse kjo do të ishte gabimi më i madh i tyre”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie tha se ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me ndihmën e partnerëve strategjik të Kosovës, si SHBA-të dhe NATO.

Delawie: Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese

“Shmangia nga udhërrëfyesi i rishikimit strategjik të sigurisë për të cilin jemi pajtuar të gjithë dhe i cili parasheh ndryshime kushtetuese, do të ishte ndryshim i papritur i planit. Në anën tjetër mendoj se përparimi i vërtetë drejtë një armate efektive nuk arrihet vetëm me ndryshimin e një ligji. Forcat e ardhshme të armatosura të Kosovës, duhet të ndërtohet me kohë, me ndihmën e partnerëve kryesor siç janë SHBA-ja. Shpallja e armatës me ligj nuk e krijon atë në realitet. Si mik dhe partner i Kosovës është me rëndësi për ne që procesi dhe mekanizmi për krijimin e forcës ushtarake legjitime të Kosovës, të jetë i tillë që përmirëson dhe jo që pengon përparimin e legjitimitetit ndërkombëtar dhe qasjen e ardhme në ndihma ushtarake të Kosovës. SHBA të dhe aleatët nga NATO-ja kanë pritjet që tranzicioni i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, të bëhet gradualisht në mënyrë transparente, përmes ndrysh imeve kushtetuese që janë prodhim i konsultimeve dhe pjesëmarrjes së gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë. Besojmë që një çështje kaq e rëndësishme siç është transformimi i FSK-së duhet të trajtohet në mënyrë të duhur”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha se Franca përkrah formimin e ushtrisë së Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese, derisa, tha se mbështet vendimin e presidentin Thaçi për ngadalësimin e këtij procesi.

Chabert: E mbështesim vendimin e Thaçit për ngadalësim të procesit

“Asnjë vend s’mund te ketë veto kundër Kosovës dhe të drejtës e saj të patjetërsueshme për të pasur armatë. Transformimi i FSK-së në Forcë të armatosur duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën...Jam i bindur se ndryshimi kushtetues është opsioni me i parapëlqyer, sepse është çështje e konsensusit nacional. Prandaj, dëshiroj që të them se Franca është mbështetëse për vendimin e presidentit Thaçi që ta ngadalësojë pak procesin dhe të ketë diskutime me përfaqësuesit serb të Kosovës dhe që të gjitha veprimet të koordinohet me ta”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç tha se komuniteti serb ka probleme me prioritare se sa transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Ai tha se kjo tëmë është plotësisht e gabuar, pasi që për komunitetin serb janë një listë  e temave si punësimi e lëvizja e lirë, të cilat do të ndikonin në cilësinë e jetës së tyre, pasi që transformim i FSK-së në ushtri nuk e ndryshon aspak cilësinë e jetës së tyre.

Stojanoviç: Formimi i ushtrisë s’ është prioritet për ne

“Si mund të presim prej serbeve që të përkrahin transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. Dëgjoni të gjithë analistet qytetarët që thonë që ka shumë uniforma, ata nuk dëshirojnë të shohin një aparat tjetër të represionit siç është ushtria. Më lejoni të kthehem në realitet, është situatë për të ardhur keq në çka jemi ne si shoqëri, jemi shumë të ndarë dhe kemi dhe tema të cilat na imponohen, siç është dhe kjo që përdoret vetëm për përdorim të brendshëm që ka vetëm një qëllim, që ka njëfarë lloj urrejtje ndaj serbeve. Sepse më së lehti shitet një gjë e tillë dhe është më e përshtatshme që serbet janë dhe do të jenë gjithmonë fajtor për çdo të keqe...Si mund ta arsyetojmë që një gjë e tillë, që do të jetë tema më e rëndësishme për të rinjtë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike... S’kemi as plan serioz për të ndryshuar cilësinë e  jetës. Megjithëse nuk kemi përgjigjej për këto pyetje, më së lehti është që të flitet për diçka të tillë...Nëse dikush mundohet të thotë se FSK është strukturë shumë etnike dhe që të kërkojë nëpër fshatra serbe të papunësuar, të cilët për para do të veshin gjithfarë rrobash, ndoshta them ndoshta për të pasur një pagë, sepse s’ka punë. Para pak kohe njerëzit e kanë bërë këtë gjë dhe me popullin tuaj. Por kjo që po ndodh tani ka afektin e njëjtë...Edhe nëse bëhet , transformim cilësia e jetës së një personi nuk do të përmirësohet kushedi çka”, tha ai.

Kurse, Daniel Server tha se procesi i transformimit të FSK-së kërkon mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s.

Serwer: Iu duhet mbështetja e SHBA ve

“Ju duhet të mendoni dhe për karakterin e sigurisë së Kosovës dhe se procesi do të kërkonte dhe mbështetje të SHBA ve  dhe Evropës, sepse Ëashingtoni dhe Brukseli, do të dëshironin që ju të keni pjesëmarrjen e plotë të serbeve dhe pëlqimin e tyre. Por ajo që iu duhet serbeve më shumë është besimi dhe bindja që FSK nuk do të përdoret kundër tyre...Pyetjes së çfarë force e sigurisë do tu nevojitet varet nga kërcënimet me të cilat përballeni. Nëse kërcënimi për ndërhyrje serbe nuk eliminohet, atëherë Kosovës do t’i nevojiten forca të cilat janë të dizajnuara për të reaguar ndaj tyre...Kapacitete serbe ushtarake  janë shumë reale dhe vet pajisjet ushtarake prej Rusisë përfshirë dhe avionë, do të iu bëjnë dhe më shumë të rrezikshëm. Mjetet për të reaguar ndaj tyre janë të shtrenjta. Kosova dhe Serbia do të ishin shumë më mirë pa koston e përgatitjes kundër  njëri tjetrit”, tha ai.

Dorëzohet Presidenti Thaçi për ushtrinë, tërheq propozimin e tij 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se iniciativa ligjore  për transformimit të FSK-së është krejtësisht legjitime dhe Kushtetuese dhe se këtë iniciativë e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë tjera.

“Ky veprim s’ka qenë aspak i rastësishëm, as i nxituar, është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona dhe partnerëve tanë strategjik për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Përfaqësuesit e listës serbe për 6 muaj me radhë bojkotuan Kuvendin duke bërë të pamundur që të sigurojmë përkrahjen e tyre për këtë proces. Iniciativën ligjore e kam ndërmarrë edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin për anëtarësim në NATO. Që nga ndërmarrja e iniciativës kemi pasur debat mjaftë të dobishëm, zhvillimi pozitiv është fundi i bojkotit dhe kthimi i listës serbe në institucione. Duke respektuar të gjitha mendimet mendoj së emëruesi i përbashkët është se institucionet, partitë dhe qytetarët janë të gatshëm për të bërë hapin për formimin e ushtrisë, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo nismës ligjore”, tha Thaçi.

Ai shtoi se si president i vendit e ka obligim që së bashku me institucionet ta themelojnë ushtrinë por dhe ta ruajnë partneritetin me partnerët tanë strategjik.

“ShBA mendojnë se duhet behet përpjekje që themelimi i ushtrisë duhet bëhet me ndryshime kushtetuese. Institucionet tona ende kanë në dispozicion kohen e mjaftueshme të bëjnë përpjekjen e fundit të sigurojmë përkrahjen e komuniteteve për themelimin e forcave të armatosura. Sot i kam dorëzuar një letër Veselit që kam kërkuar që iniciativa ime ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë derisa të sigurojmë dhe përpjekjen e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Konferenca “FSK-ja dhe perspektivat e së ardhmes” (Drejtpërdrejt)

Mbahet konferenca “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e cila organizohet nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat