Thaçi: Beteja e Koshares hapi një kapitull të ri

Aktuale

Thaçi: Beteja e Koshares hapi një kapitull të ri

Nga: B.S Më: 9 prill 2017 Në ora: 10:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar betejën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, përcjell Bota sot.

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe. Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar Thaçi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat