Ismet Beqiri e quan ‘klloshar’ një qytetar në Koshare

Aktuale

Ismet Beqiri e quan ‘klloshar’ një qytetar në Koshare

Më: 9 prill 2017 Në ora: 19:00
Ismet Beqiri në Koshare

Manifestimi i mbajtur për nder të përvjetorit të 18-të të betejës së Koshares, ka mbledhur shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, qytetarë e familjarë të shumtë.

Por, numri i madh i veturave që ishin nisur në drejtim të Koshares bëri që kjo rrugë të bllokohet.

Pas përfundimit të manifestimit rruga ishte e pakaluar, duke bërë kështu që edhe krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, por edhe ministra të tjerë të ecin në këmbë deri tek veturat e tyre.

Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e një qytetari pjesëmarrës, i cili fajëson veturat zyrtare për bllokimin e rrugëve.

Aspak miqësor ndaj këtij reagimi nuk është treguar shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri.

Derisa ishin duke ecur, Beqiri, i drejtohet qytetarit në fjalë:

“A ty dojna me të vetë klloshar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat