Sherifi: Jemi duke e koordinuar tekstin për mocion kundër Qeverisë

Aktuale

Sherifi: Jemi duke e koordinuar tekstin për mocion kundër Qeverisë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 22:48
Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi ka thënë se nëse opozita do t’i kishte votat e mjaftueshme do të kërkonte mocion kundër Qeverisë edhe në të kaluarën.

“Partitë opozitare janë duke e formuar një tekst të përbashkët për mocionin e rrëzimit të Qeverisë për t’ia prezantuar deputetëve që janë të gatshëm të na mbështesin”, ka thënë Sherifi në ‘Rrokum Roll’.

Ai ka bërë të ditur se 31 deputetë e kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ky numër është në rritje.

Sipas Sherifit, ata që kanë qenë kundër qeverisë pritet të jenë edhe pro mocionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat