Presidenti Thaçi uron besimtarët e krishterë

Aktuale

Presidenti Thaçi uron besimtarët e krishterë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:27
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Pashkëve, i ka uruar besimtarët e krishterë.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve.

Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve.

Gëzuar për shumë vjet Pashkët!” ka shkruar Thaçi në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat