"Nga sot dhe nga këtu, rruga ime me PDK-në, ndahet përfundimisht!"

Aktuale

"Nga sot dhe nga këtu, rruga ime me PDK-në, ndahet përfundimisht!"

Më: 17 prill 2017 Në ora: 10:34
Mehmet Bislimi

- Duke u mbështetur në parimet, etikën dhe përkushtimin tim në shërbim të atdheut, duke u mbështetur në përpjekjet e mia për t'i shërbyer çështjes së pazgjedhur kombëtare, aspiratë për të cilën janë flijuar breza të tërë të popullit tonë, unë Mehmet Bislimi, në shenjë pakënaqësie, jap dorëheqje të parevokueshme nga Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të së cilës kam vepruar që nga themelimi i saj! Me këtë rast ndjej për detyrë të theksoj se rruga politike e PDK-së së viteve të fundit, nuk përkon me bindjet e mia kombëtare dhe as me rrugën e premtuar në fillim të krijimit të saj si parti e vlerave të luftës çlirimtare. Zhgënjimi im pas kaq vitesh përpjekjeje dhe pritjesh që të realizohen synimet e premtuara prej saj, bëri që rruga ime me PDK-në të ndahet përfundimisht, tani dhe këtu!

- Duke qenë anëtar i këtij subjekti politik, nuk mund të ndihem më komod dhe të rri indiferent. Prandaj, duke kërkuar mirëkuptim, mbështetje dhe falënderim nga të gjitha shokët, bashkëluftëtarët, bashkëvuajtësit dhe bashkëveprimtarë e palodhshëm të çështjes sonë kombëtare të cilët në vazhdimësi me kanë mbështetur dhe i kam mbështetur pa kursim- më ndjeni: më qëllimin më të mirë për çlirimin dhe bashkimin e atdheut tonë, për zhvillimin dhe bërjen e shtetit ligjor, deklaroj përfundimisht se qëndrimi i mëtejmë në këtë subjekt për mua është jashtë natyrës së veprimit tim në shërbim të atdheut, njëkohësisht është edhe papërgjegjësi.

- Aderimin tim në PDK, atëbotë e kam bërë për hir të parimeve dhe çështjeve madhore. Pas gjithë kësaj kohe qëndrimi në këtë subjekt, që ka devijuar nga qëndrimi i parë, edhe daljen time nga kjo parti po e bëj pikërisht për hir të parimeve dhe çështjeve madhore!

Nga sot dhe nga këtu, rruga ime me PDK-në ndahet përfundimisht!

Zvicër, 17 prill 2017

Mehmet BISLIMI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat