Formimi i ushtrisë, FSK në pritje të vendimit politik

Aktuale

Formimi i ushtrisë, FSK në pritje të vendimit politik

Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:16
Konferenca “FSK dhe Partnerët”

(E plotësuar) - Përfaqësues të FSK-së kanë deklaruar se derisa janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, kanë përgatitur planin e veprimit i cili do të fillojë së implementuari në momentin që do të ndodh ky transformim.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli në hapje të konferencës “FSK dhe Partnerët”,  tha se qëllimi kryesor i kësaj konference  është intensifikimi i bashkëpunimit  të ministrisë që ai drejton me  partnerët e saj, të cilët po ofrojnë mbështetjen e tyre në forma të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së..

Demolli: Jemi në pritje të vendimit politik

“ Te nderuar partner të FSK-së, më duhet t’ua rikujtoj se Ministria e FSK së dhe FSK, po vazhdojnë të përmbushin detyrat dhe misionit e tyre konform mandatit që u përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të vendit tonë. Kur jemi të rrafshi kushtetues, më duhet të iu njoftoj se ministria e FSK-së në bashkëpunim me përfaqësuesit e NALT-it dhe partneret tanë strategjik, që një që një kohe të gjatë është duke punuar në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve te komuniteteve jo shumicë në Kosovë...Në të njëjtën kohë ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës,  lidhur me procesin e transformimit të FSK së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-s, kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, që është njëherit dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u tha partnerëve të FSK-së, se asgjë nuk do të bëjnë pa u koordinuar me ta.

Rama: Asgjë s’do të bëjmë pa u koordinuar me partnerët tanë

“FSK ju e dini që është një nder institucionet më të respektueshme në Kosovë dhe fal angazhimit dhe përkushtimit të të gjithëve, duke filluar prej ushtarit deri në nivelin më të lartë. Është institucioni më i respektueshëm në vend, por pa përkrahjen dhe mbështetjen tuaj nuk do të ishim këtu ku jemi. Ne jemi të sigurte dhe qëllimi kryesor i joni është që gjithçka që bëjmë dhe në të ardhmen ta kemi një koordinim dhe një bashkëpunim të mirë, qysh e kemi pasur deri tani. Jemi në fazën shumë interesante, në procese se ku jemi. Disa fjalë rreth transformimit dhe çka mund të themi ne si FSK, i kemi hartuar të gjitha planet e veprimet dhe kurdo që merret vendimi politik, ne jemi të gatshëm, që ne të fillojmë implementimin e atyre planeve. Këto plane që i kemi ndërtuar i kemi ndërtuar bashkërisht me partnerët tanë strategjik dhe me përkrahjen dhe mbështetjen që e kemi pasur dhe partnerëve të tjerë, dhe askush nuk do të bëjë diçka pa koordinim dhe pa bashkëpunim me partnerët tanë“, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann tha se janë të kënaqur me punën që është bërë dhe me qasjen profesionale të FSK-së në forcimin e kapaciteteve.

Mosmann: Do ta përkrahim FSK-në në ngritjen e kapaciteteve

“Që kur jemi takuar në konferencën në 2016, këshilli veri atlantik, është pajtuar që të forcojë veprimet me Kosovën dhe se kjo mbetet pikë kryesore për të koordinuar bashkëpunimin e tanishëm dhe të ardhshëm me Kosovën, përfshirë dialogun. Ndihma jonë është e fokusuar në mandatin e tanishëm të FSK-së. Në konferencën e fundit jemi pajtuar që të punojmë për përfitimin e përbashkët të FSK-së në përforcimin e kapaciteteve, rritjen e profesionalizimit në linjë me standardet evropiane. Ne e kemi bërë pikërisht këtë dhe po vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai.

E komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo tha se FSK mbetet një partner i rëndësishëm.

Fungo: FSK mbetet partner i rëndësishëm

“KFOR-i do të luaj rolin e tij për të siguruar lëvizje të lirë të të gjithë njerëzve në Kosovë. Prandaj FSK mbetet një partner i rëndësishëm në pajtueshmëri me kërkesat e NATO-s. Në kompetencat e NATO-s janë dy mjete kryesore për të përmirësuar këtë ndërveprueshmëri së bashku me KFOR-in, FSK-në dhe Policinë e Kosovës, duke mos përmendur akterët tjerë relevant në Kosovë, të cilët kanë qenë të rëndësishëm. Janë këto përpjekje të dukshme për përmirësimin e sigurisë në Kosovë”, tha ai.

Ndryshe, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka hapur punimet e konferencës “FSK dhe Partnerët”, e cila  është konferenca e gjashtë me radhë,  ku po marrin pjesë atashe ushtarak të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke,  atashetë e FSK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.

FSK në pritje të vendimit politik

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Ai në konferencën “FSK dhe Partnerët”, thënë se qëllimi kryesor i konferencës është intensifikimi i bashkëpunimit ministrisë që ai drejton dhe partnerëve të saj.

“FSK po vazhdon të përmbushin detyrat dhe misionin konform mandatit që u përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Kur jemi tek rrafshi kushtetues dua të iu njoftoj se MFSK së bashku me partneret strategjik që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëhërit dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Kurse, komoandati i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.

“I kemi hartuar planet e veprimet kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi kryesor është që të ndrisim profesionalisht forcën tonë dhe të jemi kontribuues të sigurisë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat