Ky është rusi që deshi të vrasë lojtarët e Dortmundit për 3.9 milion dollarë

Aktuale

Ky është rusi që deshi të vrasë lojtarët e Dortmundit për 3.9 milion dollarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 prill 2017 Në ora: 11:42
Sergey W., i cili përgatiti sulmin me tre shpërthime kundër klubit gjerman të Dortmundit, përpara ndeshjes kundër Monaco

Media e njohur gjermane “Bild” ka publikuar profilin e babëziut rus, Sergey W., i cili përgatiti sulmin me tre shpërthime kundër klubit gjerman të Dortmundit, përpara ndeshjes kundër Monaco.

Fotoja e tij mund ta shikoni në këtë artikull, ndërsa gjithë veprimi i tij kishte pasur për qëllim që me vrasjen e lojtarëve të Dortmundit të ulej vlera e akcioneve të BVB, ku më pas do përfitonte rreth 3.9 milion dollarë.

Image
Dortmund

Një i njohur i 28 vjeçarit rus ka theksuar se javëve të fundi ishte paraqitur shpesh si i sëmurë, ndërsa kur kishte ardhur në punë një ditë përpara arrestimit dukej tërësisht normal.

“Ai ishte person shumë i mbyllur,” tregon i njohuri i 28 vjeçarit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat