Vjosa Osmani: Ja e vërteta për Nexhmi Ukën

Aktuale

Vjosa Osmani: Ja e vërteta për Nexhmi Ukën

Më: 22 prill 2017 Në ora: 22:03
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një shënimi në Facebook, ndaj një lajmi të publikuar disa orë më parë nga një televizion i Kosovës, ku thuhet që Nexhmi Uka i emëruar në kry e të Trafikut Urban është njeri i deputetes Osmani.

Osmani ka treguar që ajo nuk e njeh fare këtë person.

Shënimi i plotë:

Marrëzitë vërtetë nuk paskan kufi
Në luftë për të marrë pozita të caktuara në ndërmarrje publike për vete, dhe për të arsyetuar veprimet e ndërhyrjet e veta, partitë politike paskan arritë me laku emrin tim në shpifjen/marrëzine e rradhës. Fatkeqësisht një televizion dhe pastaj disa portale paskan rënë në këtë kurthë pa pasë asnjë informatë të besueshne. Një person me emrin Nexhmi Uka qenka emëruar në krye të Trafikut Urban, dhe si duket në profilin e tij në FB paska postuar diçka nga një faqe me emrin “LDK është e para” ku tregohej përkrahje ndaj meje. Kjo, sipas këtyre mediave, po nënkuptoka që “Nexhmi Uka është njeri i Vjosa Osmanit”.

Sa per sqarim, unë nuk e njoh Nexhmi Ukën, prandaj ai s’ka si të jetë njeri i imi. Ska asgjë të keqe nëse ai është përkrahës i imi, por të thuhet që vetëm përse e ka shpërndare një lajm në rrjete sociale se kjo do të thotë se qenka “njeri i imi”, kjo tregon tendencë, pra tendencë për njollosje. Edhe sikur t’a njihja, kurrë në jetë nuk jam përzier në emërime që bëhen në ndermarrje publike dhe nuk do t’a bëjë as tash e tutje. Nuk është në natyrën time e as në pikëpamjet e mia për demokracinë të përzihem në çështje të tilla. I ftoj mediat që kanë publikuar këtë gënjeshtër që të largojnë këto shpifje nga portalet e tyre dhe të kërkojne falje për këtë tentim denigrimi ndaj meje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat