Sherifi: Serbia do të shkaktojë luftëra të reja derisa të marr ndëshkimin

Aktuale

Sherifi: Serbia do të shkaktojë luftëra të reja derisa të marr ndëshkimin

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:49
Bilall Sherifi

Lajmet e mediave serbe se kinse shqiptarët po përgatiten për një luftë të re në rajon, kanë nxitur reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi, duke komentuar paralajmërimet e mediave serbe për një luftë të re në rajon, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet.

Lexo postimin e plotë të Sherifit:

“Sigurisht që paralajmëron luftë të re, pse të mos paralajmërojë!?

Vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet.

Projektet e saj ekspansioniste në kurriz të kombeve tjera kishin për qëllim shkatërrimin e të tjerëve tërësisht ose pjesërisht. Të tri këto luftëra të shkaktuara nga Serbia për pasojë patën gjenocidin e kryer ndaj Boshnjakëve, Kroatëve dhe Shqiptarëve!

Për asnjërën nga këto tri gjenocide të kryera nga Serbia ajo nuk është dënuar. Prandaj ajo vazhdon dhe do të vazhdojë të kërcënojë me luftë edhe në të ardhmen dhe nuk do të ndalet deri sa Shteti i Serbisë të dënohet dhe të detyrohet të paguaj çmimin e duhur për gjenocidet e kryera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat