FSK shpall ushtarin më të mirë

Aktuale

FSK shpall ushtarin më të mirë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 06:25
Pjestarët e FSK-së

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore \'Ushtari më i mirë i FSK-së\' dhe  të garës ndërkombëtare \'Ushtari më i mirë ndërkombëtar\'.

 Aktiviteti mbahet sot në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën \'Adem Jashari\' në Prishtinë.

 Në garën \'Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017\' kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse  garuan me nga dy pjesëtarë.

Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare \'Ushtari më i mirë për vitin 2017\',  që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat