Përkujtohet të rënët në Studime, familjarët e zhgënjyer ndaj institucioneve

Aktuale

Përkujtohet të rënët në Studime, familjarët e zhgënjyer ndaj institucioneve

Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:51
Pamje nga perkujtimi i masakres se Studimes

(E plotësuar) - Sheribane Ferati, nuk mund të ndalte lotët përderisa fliste për të dy vëllezërit e saj të vrarë 18 vjet më parë. Dy vëllezërit e saj janë në mesin e 116 shqiptarëve të masakruar më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime.

Sheribanja thotë se asgjë nuk është bërë asgjë për të rënët në këtë masakër që është njëra ndër më të mëdhatë në Kosovë.

Madje as varrezave e të masakruarve të Studimes nuk janë rregulluar.

Ferati: Veç janë shkel

“Jam kanë me ta bashkë, jam ndarë prej  tyre ma shtir nuk kish, s’mundem me vlerësua kurrgjë. Nuk mundem me fol për ta më shumë kurrgjë. E vonuar, kurrgjë për ta s’ka pas, janë shku edhe veç i kanë shkel, kurrkush nuk është kujdes për varreza as për kurgjo.  Kurrgjë për ta kurrgjë s’kanë bërë, janë shkuar që 18 vjet dy, ma i vogli dhe ma i madhi na kanë shkuar”, tha Sheribane Ferati.

Zhgënjimin ndaj institucioneve të Kosovës e ka shprehur edhe Isa  Gërguri. Atij në këtë masakër i janë vrarë motra, axha dhe dy vajzat e vëllait.

Gërguri tha se kjo është drejtësi e vonuar dhe e pa interesuar, drejtësi që po i ndjek ata që s’kanë bërë asgjë, por që ata që janë fajtorë po lihen të lirë.

Gërguri: 18 vite kanë kaluar dhe nuk është bërë asgjë

“18 vite kanë kaluar edhe për ta nuk është bërë kurrgjë, as nuk kanë ndihma, as kanë dhënë kurrgjë hiç. Sidomos për  familjen time. Kanë ngritë aktakuzë, kanë pyet do do, do i kanë pyetur do si kanë pyet hiç, por edhe ata dihet se kush janë kanë, unë jam kanë në kolonë atë natë, na kanë marrë pare. Mua motrën ma kane mbyt, dy çika të vëllait. Drejtësi e vonuar, drejtësi e pa interesuar, drejtësia po i ndjek këta tanët që s’kanë bërë pothuajse kurrgjë  hiç, nuk i ndjek ata që janë andej urës së Ibrit”, tha ai.

Kajtaz Rexhepi, i cili ka të vrarë valluan dhe djalin e vëllait, tha se askush nuk është dënuar për këtë masakër dhe se nuk i intereson kurrkujt.

Rexhepi: Kurrkush nuk është dënuar

“Kurrkush nuk është dënuar, si intereson kurrkujt po çka me ba. Është drejtësi e vonuar që 17 vjet 18 sa po i bëjnë, kjo masakër edhe vetë jam duke menduar qysh kanë muajt, qysh ka ndodhur kjo. Kurrkush mos me u interesua për ta. Dy djemtë e vëllait pa punë pa send, sillen kurrgjë hiç. Qatë pension që e marrin të burrit ose të djalit por kurrgjë hiç”, tha  Rexhepi.

Për nder të kësaj masakre sot pranë varrezave të të rënëve është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.

Në ëktë akademi përveq disa deputetëve që vijnë nga kjo anë dhe komandatit të FSK-së Rrahman Rama askush nga Qeveria dhe institucionet tjera nuk ka qenë në Studime.

Akademia është organizuar nën patronatin e kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili edhe pse mori pjesë në akademi nuk mbajti fjalim. Në emër të komunës një fjalë rasti ka mbajtur drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Shpresa Rama.

Rama, tha se janë mbledhur për të përkujtuar njërën nga masakrën më gjenocidiale të Kosovës në të cilën ushtria serbe ka vrarë qindra shqiptarë.

Po ashtu, ajo tha se dhimbja bëhet edhe më e madhe kur e dinë se ata që e shkaktuan janë të lirë dhe ende asnjë nuk është dënuar.

Rama: E papranueshme që më shumë janë dënuar shqiptarët sesa serbët

"Është anakronike dhe absolutisht e papranueshme kur e kupton që më shumë janë dënuar shqiptarët sesa kriminelët serbë për krime lufte. Institucionet tona shtetërore duhet që për asnjë çmim të mos lejoj dhe kurrë të mos pajtohet me përpjekjen e serbëve që ta barazojnë viktimën me agresorin. Jemi të vetëdijshëm që nuk është e lehtë, por na dhemb fakti që drejtësia deri më sot fatkeqësisht më shumë e dënon viktimën sesa dorasin", tha Rama.

Në emër të të rënëve një fjalë rasti ka mbajtur Arsim Gërxhaliu, i cili tha se nuk do të ndalen së kërkuari të gjithë ata që janë të zhdukur, por në të njëjtën kohë kërkoi edhe nga institucionet që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Gërxhaliu: Do të vazhdojmë t’i kërkojmë të pagjeturit

"Në vitin 1999 filloi jeta në Kosovë me mbi 13 mijë të vdekur, ne startuam me punën me mbi 6 mijë e 400 të zhdukur, kurse tani i kemi edhe mbi 1 mijë e 650 për të cilët nuk dimë fatin e të njëjtëve. Edhe më tutje do të vazhdojmë të kërkojmë të njëjtit, por njëkohësisht bëj apel që në të njëjtën kohë edhe institucionet të bëjnë shumë më shumë sesa që kanë bërë gjer më tani”, tha Gërxhaliu që është edhe drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Më shumë punë për të pagjeturit ka kërkuar edhe Bajram Qerkini, kryetari i Komisionit për të Zhdukurit nga Mitrovica.

Ai tha se pushteti qendror dhe ai lokal duhet të kujdesen jo vetëm për të zbuluar fatin e të pagjeturve por edhe duhet të kujdesen për të gjallët.

Qerkini: Ligji duhet të ndryshohet

 “Prej pushtetit lokal e deri tek ai nalt të kujdesohen më shumë jo vetëm për hulumtimin e të pagjeturve, ku është burimi kryesor, por edhe për të gjallët. Më vjen shumë keq se fëmija e tyre nuk kanë përparësi qysh kanë të tjerët, as për punësim, as për shkollim, as për strehim. Neve stërnipat na u kanë bërë me fëmijë, me ligjin i cili është nxjerrë është shumë i dobët nuk kanë përparësi edhe shpejt baballarët po shkojnë, por edhe djemtë e tjerë janë rritë e i kanë kaluar 20 vjetshin. Ai që ka lindur gjatë luftës i ka 18 vjet. Shumë kemi që janë rritur  babë e pa nënë, çfarë beneficionesh kanë sot ata, ku janë ata. Pra, pushtetit lokal edhe pushtetit qendror ku kemi këtu deputetë duhet të ndryshohet ligji sa më shpejtë dhe të ndihmohen edhe të gjallët”, tha Qerkini.

Masakra e Studimes ka ndodhur me 2 maj të vitit 1999, ku në këtë masakër kanë mbetur të vrarë 116 persona. Tash së fundi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi nga Vushtrria me akuzën se ka kryer krime lufte ndaj civilëve shqiptarë e në mesin e tyre edhe ndaj të vrarëve në Studime.

Përkujtohen të rënët e masakrës së Studimes

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, tha se sot janë për të përkujtuar masakrën e Studimes që është një nga masakrat më gjenocidale në Kosovë.

 Ajo tha se për këtë masakër askush nuk është dënuar ani pse një numër i kryerësve të masakrës dihen.

 Sipas saj është anakronike dhe e papranueshme kur e sheh që më shumë shqiptarë janë dënuar për krime lufte sesa serbët.

Kurse në emër të familjarëve të të rënëve Arsim Gërxhaliu, tha se do të vazhdojnë t’i kërkojnë të pagjeturit dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga institucionet të bëjnë më shumë në këtë aspekt, pra në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

 Bajram Qerkini, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, tha se kanë kërkesa të mëdha, por është kënaqësi kur i përkujtojmë të rënët e kësaj masakre. Ai tha se kërkesa e tij nga institucionet është për gjetjen e të gjithë familjarëve, por në të njëjtën kohë kërkoi edhe kujdes për familjet e tyre.

Qerkini ka kërkuar nga  institucionet lokale dhe qendrore që sa më shpejt të ndryshohet ligji. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat