Sherifi: Mustafa për pushtet është gati të heqë dorë nga mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës

Aktuale

Sherifi: Mustafa për pushtet është gati të heqë dorë nga mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2017 Në ora: 21:06
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se për kryeministrin Mustafa, më i rëndësishëm është qëndrimi në pushtet sesa territori i Kosovës.

Sherifi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se interesi Kosovës qëndron mbi të gjitha funksionet individuale, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i plotë i Sherifit:  

Qeveritë vijnë e shkojnë- Kosova mbi të gjithë!

Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për ta proceduar marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend vetëm disa orë pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga opozita dhe caktimit të seancës në të cilën në rend të ditës do të jetë Mocioni është dëshmi se për Isa Mustafën më i rëndësishëm është qëndrimi i tij në pushtet sesa territori i Kosovës!

Nga ky veprim del qartë se për pushtet ai është i gatshëm të heqë dorë nga mbi 8000 hektar të territorit të Kosovës!

Në atë seancë deputetët do të jenë para një momenti historik: Të heqin dorë nga një pjesë e territorit të Kosovës apo të heqin qafe këtë qeveri për të shpëtuar Kosovën!

Unë kam bindjen e plotë se në Kuvendin e Kosovës ka mjaftë deputet për të cilët më i rëndësishëm është territori i Kosovës se sa mandati i tyre. As që bëhet fjalë për pushtetin e Isa Mustafës! Interesi i Kosovës qëndron mbi të gjitha funksionet individuale!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat