Edhe një premtim i “fuqishëm” i Thaçit për Ushtrinë

Aktuale

Edhe një premtim i “fuqishëm” i Thaçit për Ushtrinë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 20:47
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se javët e më së largu muajt e ardhshëm kjo çështje do të diskutohet në Kuvend. Ripërsërit se për këtë çështje nuk do të pritet në pafundësi.

Hashim Thaçi, president i vendit, thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka mbetur peng i vetos së disa deputetëve dhe se në të ardhmen një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Thash e tre vite zvarritet ky proces në mënyrë të padrejtë duke mbetur peng e vetos së katër-pesë deputetëve. Askush nuk do të ketë të drejtë dhe nuk do të lejojmë të vë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo punë është e kryer”, tha Thaçi për TVSH-në.

Për ndryshimet kushtetuese Thaçi ka një mesazh.

“Është e pajustifikueshme kushdo që ka folur ashtu sepse ne presim tash e tri vite… nuk mundemi të presim në pafundësi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vetë. Nuk mjafton vetëm të qenurit e NATO’s në Kosovë por edhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

Thotë se ky vit do të jetë viti i ushtrisë së Kosovës.

“Në të ardhmen e afërt ai moment do të vijë, javët dhe muajt e ardhshëm kjo çështje do të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kosova definitivisht më 2017 do ta ketë ushtrinë e vetë”, tha Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat