Sherifi: Qeveria nuk mund ta votojë Demarkacionin, ajo do të shkarkohet të mërkurën

Aktuale

Sherifi: Qeveria nuk mund ta votojë Demarkacionin, ajo do të shkarkohet të mërkurën

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:38
Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi

Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se koalicioni PDK-LDK nuk mund të arrijë të votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sherifi duke komentuar dështimin e mbledhjes së sotme të Qeverisë u shpreh se “ata as mbledhjen e qeverisë nuk kanë mundur ta mbajnë e lëre më të thërrasin seancë të parlamentit e aq më pak të arrijnë ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit”.

Mbledhja e sotme e qeverisë ku në rend dite ishte procedimi i Demarkacionit në Kuvend, u shty për ditën e mërkurë në po të njëjtën ditë ku edhe do të mbahet seanca për shkarkimin e Qeverisë Mustafa.

Lidhur me këtë Sherifi ka thënë se qeveria do të shkarkohet të mërkurën.

“Nëse deri atëherë qeveria nuk jep dorëheqje atëherë të mërkurën do të shkarkohet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat