Delawi fton në takim deputetët e PDK-së, kundërshtues të Demarkacionit

Aktuale

Delawi fton në takim deputetët e PDK-së, kundërshtues të Demarkacionit

Më: 9 maj 2017 Në ora: 16:46
Shaip Muja, deputet i PDK-së

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka ftuar sot në zyrat e Ambasadës deputetët e PDK-së që kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Shaip Muja dhe Nait Hasani nga PDK-ja, Labinotë Demi Murtezi nga Partia e Drejtësisë por që është në Grup Parlamentar të PDK-së si dhe deputeti Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan.

 Deputeti Shaip Muja tha pas takimit se nuk ishte kërkesë decidive e Delawies për ta mos votuar demarkacionin por nga përgjigjet e tij u nënkuptua se ai i ka ftuar ata në takim për t’i bindur ata.

 Pavarësisht kësaj Muja tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Demarkacionit, ndërsa nuk siguroi se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat