Pajaziti: Qytetarët duhet të japin mendimin për çdo deputet

Aktuale

Pajaziti: Qytetarët duhet të japin mendimin për çdo deputet

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:19
Shefi i grupit parlamentar, Zenun Pajaziti

Shefi i grupit parlamentar, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se qytetarët janë lodhur me fjalimet për të kaluarën dhe kjo duhet të përfundojë, duke mundësuar qytetarit që të jap mendimin e vet për çdo deputet.

Ai duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, lidhur me deklaratat e zëvendësministrit të punëve të brendshme, i cili vinte nga PDK dhe akuzonte Policinë për krim, tha se mos e luani viktimën kur ministri ka qenë i LDK-së.

Pajaziti tha se qëndrimi i PDK-së ishte i qart për të gjithë deputetët dhe qytetarët.

“E keni ministrin e brendshme dhe e luani viktimën. Janë lodhur populli me fjalime për të kaluarën, nëse nuk keni çka t’i jepni Kuvendit dhe qytetarëve por flitni për të kaluarën është turp dhe kjo duhet të përfundojë dhe qytetarët duhet të japin mendimin e vet për çdo deputet këtu, prandaj PDK do ta jap qëndrimin e vet, të cilin do ta shiheni pas pak”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat