Presidenti Nishani viziton Kosovën

Aktuale

Presidenti Nishani viziton Kosovën

Më: 11 maj 2017 Në ora: 07:24
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka arritur mbëmë në Prishtinë, nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat