Mustafa nesër takohet me një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së!

Aktuale

Mustafa nesër takohet me një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së!

Më: 11 maj 2017 Në ora: 23:27
Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasditën e së nesërme pret në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, të kryesuar nga Kongresmeni Bob Goodlatte.Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një komunikate të dërguar mediave.“

Kryeministri Isa Mustafa pret në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar nga Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin“, thuhet në njoftim.

Takimi i Mustafës me delegacionin nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të udhëhequr nga Kongresmeni Goodlatte do të mbahet nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat