A do të kandidojë Abrashi për deputet?

Aktuale

A do të kandidojë Abrashi për deputet?

Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:45
Ministri i Punës dhe Mirëqenies, Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies, Arban Abrashi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Listës Zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai këtë lajm e ka bërë të ditur, teksa ka thënë se do të jetë vetëm pjesë e ekzekutivit.

Ndërkaq, ka shtuar se brenda pak ditësh do të dalin detajet e plota të marrëveshjes së nënshkruar me Aleancën Kosova e Re dhe me Alternativën.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar sot forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat