Gecët e Llaushës i futen garës për deputet: Ky është kandidati për deputet nga 7 vëllezërit

Aktuale

Gecët e Llaushës i futen garës për deputet: Ky është kandidati për deputet nga 7 vëllezërit

Nga: P.R Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:49
7 vëllezërit Geci me Ibrahim Rugoven

Halil Geci, njeriu prej vëllezërve Geci do të jete kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Bota sot”

Brenda listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, prite të jetë edhe njëri nga 7 vëllezërit Geci, por jo Ganiu, por negociatat janë që Halil Geci të jetë kandidat për deputet, ka thënë ky burim për “Bota sot”.

Kujtojmë se gjatë të kaluarës deputet ka qenë Gani Geci, në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu kujtojmë se Gani Geci, haptas ka shprehur simpatinë dhe i ka dalur në përkrahje Avdullah Hotit si kandidat i këtij koalicioni për kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat