Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Aktuale

Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 02:00
Agim Kikaj

Lidhja Demokratike e Kosovës në mesnatë ka marrë një tragjik, pas vdekjes së anëtarit dhe ish-deputetit, Agim Kikaj.

Kikaj ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.

Kikaj kishte besimin e Degës së LDK-së në Podujevë, pjesë e së cilës ka qenë ai, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë.

Këta janë të propozuarit nga dega e LDK-së në Podujevë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kikaj: Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat