Lluka: Të krijohen kushtet për votim të Diasporës!

Aktuale

Lluka: Të krijohen kushtet për votim të Diasporës!

Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:10
Jahja Lluka

Drejtori i Departamentit për Diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, thotë se zgjedhjet e 11 qershorit po afrohen e me zgjedhjet po afrohet edhe ndryshimi i madh në qeverisjen e Kosovës, por fajëson KQZ-në për dështimin në ofrimin e mundësisë së votimit më të lehtë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe ketë radhë ka dështuar me ose pa qëllim në ofrimin e mundësisë së votimit të lehtë dhe pa shumë procedura burokratike për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Sipas KQZ-së, vetëm një numër i vogël i aplikacioneve në krahasim me numrin e madh të të qytetarëve të interesuar të votojnë nga diaspora kanë ardhur deri më tani në KQZ”, thotë Jahja Lluka.

Më tej ai thotë se “Vota e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë është shumë e rëndësishme për lidhjen mes gjeneratës së re me Kosovën. Pastaj angazhimin në jetën politike e zhvillimore të qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, por edhe njohja e tyre me problemet e ndryshme politike, sociale e zhvillimore të Kosovës. Politikanët kosovarë, partitë politike por edhe qytetarët e Kosovës, për çdo ditë proklamojnë interesin e tyre për diasporën, bëjnë thirrje për investime, por një pjesë e tyre duket e pa interesuar që t’ju ofroj edhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës”.

“Qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës e kanë pasur të pamundur dy ditët e fundit t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në e-mailat zyrtar të ofruar nga KQZ”.

“Sipas përgjigjeve automatike nga e-mailat e ofruar nga KQZ, ata janë stërngarkuar, e si pasoj nuk pranojnë më shumë e-maila nga të interesuarit. Kjo tregon se administrata e KQZ-së, nuk është përditësuar duke proceduar e-mailat e ardhur nga diaspora. Kjo ka pamundësuar dërgimin e aplikacioneve të reja në KQZ. Duke pasur parasysh edhe afatin e shkurtër për aplikim, mungesën e organizimit të votimit në diasporë, e tani edhe ky problem krijon një sfidë të madhe për diasporën tonë, thotë Lluka.

Sipas tij, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje garantohet me ligj, prandaj pamundësimi për të aplikuar/ votuar përbën shkelje ligjore. Me këtë neglizhim të qëllimshëm ose jo, diasporës po i pamundësohet e drejta e votës.

“KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante duhet që urgjentisht të zgjidh problemet e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike ose formave tjera deri më sot. Si dhe të lehtësohet procesi i votimit nga jashtë duke e shikuar edhe mundësinë e zgjatjes së afatit kohor për aplikim por edhe mundësit e alternativave tjera.

Votimi i diasporës është tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë në diasporë, por edhe për vetë Republikën tonë”, thuhet në reagimin e Llukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat