Rrëfehet komandant “Kobra”: Ja kush është majori serb, që u vra në luftën e Koshares

Aktuale

Rrëfehet komandant “Kobra”: Ja kush është majori serb, që u vra në luftën e Koshares

Nga: P.R Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:50
Ushtarët serb në luftën e Koshares

Ish komandant në luftën e Koshares, dhe ish bashkëluftëtar i Sali Çekaj, Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, në një rrëfim për gazetën “Bota sot”, ka shpalosur detaje nga lufta e Koshares, cila u zhvillua në vitin 1999. Vllasi ka zbuluar një ngjarje të padëgjuar më parë, në lidhje me qenin serb që u gradua si major.

“Majori ka qenë një qen besnik dhe i graduar i ushtrisë serbe, i cili për shkak të vetive të tij të jashtëzakonshme dhe për shkak të ndihmës që i ka dhënë ushtarëve serb e kanë graduar me gradën Major. Majorin Lister unë bashk me 5 ushtarët e mij .... e kemi vrarë datën e 11 prillit në Oplaz, se bashku me oficerin dhe ushtarët serb, por në rrëfim po përmendet një numer i vogël i ushtarëve serb të vrarë, me qellim që të arsyetohen dhe të dalin më të mirë para popullit të tyre”, ka thënë Vllasi, në rrëfimin e tij për “Bota sot”.

Po ashtu, për gradimin e qenit në major, kanë shkruar edhe mediat serbe.

Image
Ish komandant në luftën e Koshares, dhe ish bashkëluftëtar i Sali Çekaj, Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”

Ja rrëfimi i Naser Vllasit, komandant “Kobra”:

Major Lister- legjendë që jeton, titull që ta shton shumë kuriozitetin për ta lexuar përmbajtjen. Rrefimin e ushtarit serb do të mund ta lexoni ashtu si është i shkruar në origjinal, në mediat serbe. Nëpër akademi përkujtimore dëgjon komandant e ushtar duke u krenuar se ushtrisë serbe i kanë shkaktuar aq shumë humbje në Koshare sa që ia kanë vrarë edhe një major. Është fakt i gjallë se ushtria serbe në Koshare ka pësuar disfatë të jashtëzakonshme, edhe pse në rrëfimin e tij ky ushtari serb mundohet ti zvogëlojë tejmase humbjet, por puna e majorit nuk është ashtu sikur është paraqit deri më tash nga komandantët tanë, por edhe disa ushtarë që e marrin guximin të flasin në cilësinë e komandantëve!

Siç e kuptuam, majori ka qenë një qen besnik dhe i graduar i ushtrisë serbe, i cili për shkak të vetive të tij të jashtzakonshme dhe për shkak të ndihmës që i ka dhënë ushtarëve serb e kanë graduar me gradën Major. Majorin Lister unë bashk me 5 ushtarët e mij .... e kemi vrarë datën e 11 prillit në Oplaz, se bashku me oficerin dhe ushtarët serb, por në rrëfim po përmendet një numer i vogël i ushtarëve serb të vrarë, me qellim që të arsyetohen dhe të dalin më të mirë para popullit të tyre. Sa i përket datës së 11 prillit të vitit 1999 dhe humbjet që ua kemi shkaktuar serbëve atë ditë e kam çdo gjë të shënuar në ditarët e luftës dhe me rrëfim të gjatë në lidhje me atë ditë të luftimeve do dal kur ta botoj librin tim!

Në libër do të sqaroj gjithçka në detaje në mënyrë që mos të shkaktoj huti te askush dhe çdo gjë do e paraqes me fakte. Aty do flas vetëm nga përjetimet e mia personale dhe vetëm aty ku kam mar pjesë drejtpërdrejt, e jo siç po e vërej kohëve të fundit tendencën e disa ushtarëve që po flasin sikur me pas qenë në 5 e më shumë vendluftime në të njejtën kohë. E lus gjithsecilin që për hir të korrektësisë dhe që të mos  shkaktojnë mjegull te populli, të flasin vetëm për aq sa din e jo t'i shfrytëzojnë rrëfimet e tjerve e te dalin qesharak. Meritat e luftës nuk mund t'ia marr askush askujt dhe koha do dëshmojë gjithçka dhe herdokur do del në shesh se aty ku kam qenë unë me ushtarët e mi forcat serbe e kanë pêsuar më së keqi.

Në zingjirin komamdues ka egzistuar hierarkia në bazë të së cilës çdo sekret nuk e ka ditur çdo ushtar, dhe nuk e ka ditur gjithsecili se çka ka me u ndërmarr nga çasti në çast. Për këtë arsye i lus shumë uahtarët që mos t'i ndjekin gjurmët e disa komamdantëve të pavlerë, sepse tekefundit më të rëndësishmit dhe më të vlefshmit në luftë kanë qenë ushtarët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri serioze në kuptimin e plotë të fjalës, e mos ta njollosim tash me fjalë që nuk na kanë hije, por të mburremi me ushtrinë që kemi pas dhe të mbetet gjithmonë e tillë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat