Në LDK shpjegojnë pse Isa Mustafa nuk është kandidat për deputet

Aktuale

Në LDK shpjegojnë pse Isa Mustafa nuk është kandidat për deputet

Më: 23 maj 2017 Në ora: 15:12
Isa Mustafa

Isa Mustafa përveç që është tërhequr nga kandidimi për të parin e Qeverisë, ai nuk është as në listën për deputet të publikuar sot.

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë të martën se ai këtë e ka bërë që t’iu hap mundësi personave të duhur që të kandidojnë për këtë pozitë.

“Isa Mustafa ka treguar edhe vetë pse s’ka me kandidu dhe nuk ka me qenë në listën për deputet. Gjesti i mirë i tij për të hap mundësi për me kandidu deputetë, përfaqësues me të mirë që të shkojnë e të punojnë” është shprehur nënkryetari i kësaj parti Lutfi Haziri.

Ndryshe LDK sot e ka publikuar listën e përbashkët zgjedhore me AKR-në e Alternativën të cilët në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat