Ish-komandanti i UÇK-së, Adem Shehu aderon në AKR

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së, Adem Shehu aderon në AKR

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:57
Rrahim Pacolli dhe Adem Shehu

Aleancës Kosova e Re, sot i është bashkuar ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Shehu, i cili nga sot do të jetë pjesë e strukturave të AKR-së.  Ai tha se vendimi për t’iu bashkuar Aleancës Kosova e Re, ka ardhur si rezultat i punës së dinjitetshme të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli.

“Jemi ne ata që kemi nevojë për njerëz si presidenti Behgjet Pacolli, jo vetëm ne, por e gjithë Kosova” ka thënë ai.

Ish Komandantin e UÇK-së e priti Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së Rrahim Pacolli, i cili  duke i uruar mirëseardhje Shehut, tha njerëzit e devotshëm janë gjithmonë të mirëseardhur në familjen e madhe të AKR-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat