Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes, sfida të mediave online

Aktuale

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes, sfida të mediave online

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:10
Konferenca “Gjendjen e mediave online në Kosovë”

(E plotësuar) - Mediat online në Kosovë janë në gjendje të vështirë. Po ashtu për shkak të kësaj shumë media online nuk u dihet pronari dhe nuk kanë adresë.

Kështu u tha sot në debatin “Gjendja e mediave online” organizuar nga OSBE-ja.

Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Media të Kuvendit tashmë të shpërndarë, tha se gjendja e mediave në Kosovë është në situatë shumë të vështirë. Sipas saj kodi etik në këto media është shumë periferik, derisa ka theksuar se ka përmbajtje të cilët lëndojnë shumë qytetarë .

Izmaku tha se ekzistojnë qindra portale të cilave nuk i dihen adresat dhe as pronarët ose kush i financon.

Izmaku: Në media ka disa tituj të cilat na lëndojnë si qytetar dhe si persona publik

“Mendoj që një botë demokratike , një shtet demokratik , një shoqëri demokratike shumë më mirë e përqafon qasjen në aspektin etik nëse kjo ka me u realizuar sesa një shtet kur këtë e kufizon me rregullativë ligjore . Unë mendoj që gazetarëve në vendin tonë në përgjithësi pronarëve të kësaj fushe nuk iu mungon kjo mirëpo duke e ditur faktin se ekziston edhe fuqizohet media në një treg shumë të vështirë edhe depërtimit edhe mbijetesës financiare unë mundem me mirëkuptu edhe si qytetare se për çfarë arsye nganjëherë kodi etik është shumë periferik pra shohim që ka terme dhe ka tituj bombastik që munden me na lëndu neve si persona edhe si qytetar por edhe si persona publik shumë” , tha ajo.

Imer Mushkolaj , kryesues i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka theksuar se mediat online në Kosovë janë lehtësisht të dallueshme se cilit pronar i përkasin në bazë të asaj se çfarë plasojnë.

Mushkolaj tha se është me shumë rëndësi të diskutohet çështja e vërtetësisë dhe kuptimit të përmbajtjes së lajmeve, të cilat i konsumojmë çdo ditë.

Mushkolaj: Nga mediat që raportojnë menjëherë na bjen në mendje pronësia e tyre

“Kur themi gjendja e mediave online në Kosovë na bjen menjëherë në mendje mënyra se si ato funksionojnë në aspektin e qëndrueshmërisë financiare që është një ndëer problemet na vjen në mendje edhe mënyra se si ato funksionojnë , respektivisht se si qfarë entiteti janë , në kuptimin e bizneseve si media që raportojnë edhe në qe i shfrytëzojmë shërbimet e tyre dhe po ashtu na bjen në mendje pronësia e tyre mediave e cila është problematike” , tha Mushkolaj.

Shefi i seksionit të mediave në OSBE Dane Koruga tha se sfidë kryesore tek mediat online është gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi.

Sipas tij këto media as nuk mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë plasojnë.

Koruga: Kjo është një fryrje e raportimit të lirë

 “Por, në të njëjtën kohë, këta nuk janë gazetarë profesionistë dhe kanë rastin të publikojnë çfarë të dëshirojnë. Pra, është një fryrje e raportimit të lirë dhe respektimit të lirisë së shprehjes. Ne po sigurohemi që raportimi dhe standardet profesionale të gazetarisë të respektohen”, tha Koruga.

Kryeredaktori i ‘Kohës Ditore’ Agron Bajrami tha se lajmet e rrejshme janë lloj i përpjekjes që për qëllim kanë synimin politik.

Sipas tij, shumica e portaleve në Kosovë nuk janë mediume as në sensin teknik, meqë nuk kanë të punësuar as gazetarë, as redaktorë, e as lektorë.

Bajrami : Shumica e portaleve nuk janë medium në sensin teknik e as të fjalës

“Problem është se e kemi një situatë ku secili individ potencial mundet me qenë ‘Usergiver’, sepse e ka mundësinë që përmes rrjeteve sociale me ndikuar në masë shumë të madhe tek audienca dhe me u shndërruar në një ‘fake’ medium. Ne kemi një situatë në Kosovë që shumë prej këtyre që po i quajmë portale nuk janë medium në sensin as teknik të fjalës sepse nuk kanë të punësuar as gazetarë, as redaktor as lektor as fotograf e kështu me radhë,  por janë një njeri i cili e kryen krejt punën vet, shpeshherë duke mos dal as me raportuar” ,tha Bajrami.

Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësues të AGK-s, si dhe mediave të ndryshme.

Ndër sfidat e mediave online mbetet keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën “Gjendjen e mediave online në Kosovë”.

Qëllimi i konferencës është që të vlerësojë gjendjen e mediave online, e në veçanti të portaleve online që veprojnë në Kosovë.

Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Media,  tha se gjendja e mediave në Kosovë është në një treg shumë të vështirë, ku sipas saj kodi etik është shumë periferik, derisa ka theksuar se ka tituj të cilët lëndojnë shumë qytetarë .

Izmaku tha se sipas statistikave, ekzistojnë qindra portale që nuk i dihen adresa dhe pronarët kush i financon.

Izmaku po ashtu theksoi se ndër sfidat me të cilat përballen mediat janë gjuha e urrejtës  dhe keqinformimi.

Imer Mushkolaj , kryesues i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka theksuar se mediat online në Kosovë janë lehtësisht të dallueshme se cilit pronar i përkasin në bazë të asaj se çfarë plasojnë. Mushkolaj tha se është me shumë rëndësi të diskutohet çështja e vërtetësisë dhe kuptimit të përmbajtjes së lajmeve të cilat i konsumojmë çdo ditë.

Agron Bajrami kryeredaktor i ‘Kohës Ditore’ tha  se lajmet e rrejshme janë lloj i përpjekjes, që për qëllim kanë synimin politik.

Sipas tij, shumica e portaleve në Kosovë nuk janë mediume as në sensin teknik meqë nuk kanë të punësuar as gazetarë as redaktorë e as lektorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat