Jakup Krasniqi tregon pse ka vendosur të mos jetë në garë për deputet

Aktuale

Jakup Krasniqi tregon pse ka vendosur të mos jetë në garë për deputet

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:47
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka treguar se pse ka vendosur që të largohet nga gara për deputet. Ai ka thënë se tashmë ka ardhur koha që në lista të ketë njerëz të rijnë. Krasniqi ka thënë se nuk është larguar nga kandidati për deputete shkaku i koalicionit të bërë me PDK’në.

“Jo, kjo nuk qëndron. Unë veç kam pas venduar që të mos jem pjesë e listave. Koalicioni me PDK ka ndodhur në orët e fundit. Unë nuk kam dashur të hy në këtë garë, pasi mendoj se tashmë në këto lista duhet të futin njerëz të rinj”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se edhe pse janë bërë bashkë më PDK’në.

“ Kjo është vendosur në momentet e fundit. Oferta ka qenë kjo që tashmë dihet, që Haradinaj të jetë kandidat për kryeministër. Me ketë jemi pajtuar dhe është bërë ky koalicion”.

Krasniqi ka thënë se po të mos ishin në koalicion me AAK’në, vështirë se do të bëhej edhe koalicioni i madh PDK-AAK-NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat