Hoxhaj: I trishtuar nga ngjarja e tmerrshme në Londër

Aktuale

Hoxhaj: I trishtuar nga ngjarja e tmerrshme në Londër

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 11:59
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën në mënyrë mizore mbrëmë pas një sulmi tek Ura e Londrës, në Londër.

“I trishtuar nga ngjarja e tmerrshme në Londër. Ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave. Kosova qëndron afër me njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Deri më tani, raportohet se shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat