Geci tregon se çka mund të ndodh me LDK-në dhe Haradinajn pas zgjedhjeve

Aktuale

Geci tregon se çka mund të ndodh me LDK-në dhe Haradinajn pas zgjedhjeve

Nga: P.R Më: 9 qershor 2017 Në ora: 05:55
Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në facebook, ka treguar se pse familja Geci ka mbrojtur intelektualët.

“Kemi mbrojt Kosovën nga Serbia me të gjitha mjetet që kemi pasur. Kemi mbrojt trurin nga njerëzit e padijshëm pa tru me të gjitha mjetet që kemi pas jo pse i kemi pas dajë as tezak por ishin njerzit me tru në Republikën e Kosovës. Kemi pas dhe ende kemi pasoja si familje”, ka shkarkuar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Më tej sipas Gecit, pas zgjedhjeve të 11 qershorit, LDK në çdo variant do të jetë në qeverisje.

“Asnjë variant se len LDK-në jashtë Qeverisjes, Bashkësia Ndërkombëtare do të insistojn LDK ta ketë postin e Kryeministrit dhe me disa taktika të vogla politike kjo do të arrihet”, shkruan Geci.

Po ashtu sipas tij, PDK mund të ia bëj  Ramush Haradinajt edhe më keq se që ia ka bërë LDK-së në vitin 2014, por që kjo varet nga ajo se me sa deputet do të del AAK nga këto zgjedhje.

Ja postimi i plotë i Gani Gecit:

Le ta dinë e gjithë Kosova pse familja Geci ka mbrojtur intelektualët.

Qysh në fillim në vitin 1989 kur u formua LDK e kemi pas të qartë  se Kosova  e ka fitoren të pashmangshme në raport me Serbinë sepse Kosova ra në duart e intelektualëve dhe ne familja jonë jemi vu në mbrojtje të intelektualëve. Anipse e kemi ditur se disa sish ishin komunist të  LKJ  dhe na ndiqni si nacionalist por prap ishin intelektual.Ne familja jonë mund të mburremi se kemi një doktor shkence vetem pas dy viteve edhe pse  kemi mjaft me master.

Kemi mbrojt Kosovën nga Serbia me të gjitha mjetet që kemi pasur. Kemi mbrojt trurin nga njerëzit e padijshëm pa tru me të gjitha mjetet që kemi pas jo pse i kemi pas dajë as tezak por ishin njerzit me tru në Republiken e Kosovës.

Kemi pas dhe ende kemi pasoja si familje .

SHBA e vjedh trurin ndërsa te ne e rrehim trurin dhe e vrasim trurin.Të  bëhemi bashkë të gjithë ta mbrojmë trurin se pa tru nuk ka as viza as nuk ka ushtri as nuk ka ekonomi.

Harrojeni voten me zemër se zemren e shtin në funksion truri!Budalla e ka zemrën ma të madhen se i menquri por s'ka tru e zemra pa tru ështe dru.Nga  kto zgjedhje LDK- ja në secilën  variant do të qeverisë me Republiken e Kosovës. Të gjitha matematikat të dergojn te barazimi =LDK -AKR do të qeverisin me Kosovën.

Partive shqiptare ju duhen të paktën 61 vota për të qeverisur, nuk ka asnjë koalicion që do të mund ti mbrri 58 % të votave qe ti ketë 61 deputet prandaj do ketë matematika me numru shumë interesant pas zgjedhjeve .

1.)PDK mund të  ia bëj  Ramush Haradinajt edhe ma keq se që ja ka bërë LDK në vitin 2014  varet krejt me sa deputet do të del AAK  nga këto zgjedhje.

Votimi i Demakracionit i donë të pakten 81 votë .Asosacini gjithashtu.

Secila qeveri është e detyruar të bëjë ndryshime për asosiacinin e komunave duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha pikat duhet të harmonizohen me Kushtetutën e vendit por prap për ti votuar ndryshimet dhe miratimet me Kuvend duhen 81 votë.

Asnjë variant se len LDK-në jashtë Qeverisjes, Bashkësia Ndërkombëtare do të insistojn LDK ta ketë postin e Kryeministrit dhe me disa taktika të vogla politike kjo do të arrihet.

LDK është pari e bisedave në tavolinë dhe e gjetjes së variantave më të  mira politike.

LDK ka listen me njerzit më të edukuar me të dijëshmit , ma të vendosurit për biseda në tavolinë.

LDK  tani në Kuvend nuk ka as boksera  as karatista, as asi qe gjuajne gaz as asi qe gjunjnë gurë por LDK ka njerëz Intelektual .

Ne familja jonë kemi qenë dhe do të  jemi gjithmonë në mbrojtje të trurit  edhe  tani jemi në mbrojtje të trurit të ri.

Voto LDK-AKR  nr 16 Voto  me tru për trurin se lufta u kry qe 18 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat