Ankohet se dikush votoi në emër të tij

Aktuale

Ankohet se dikush votoi në emër të tij

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:51
Shkolla “Ismajl Luma” në Lipjan

Leotrim Gashi, qytetar nga Lipjani nuk ka mundur të votojë pasi e ka gjetur të nënshkruar hapësirën te emri i tij në listë.

Në qendrën e votimit 1301E në shkollën fillore “Ismajl Luma” në Lipjan është raportuar një shkelje.

Leotrim Gashi, qytetar nga Lipjani, nuk ka mundur të votojë pasi që paraprakisht dikush ka votuar në emër të tij.

Nënshkrimi i Gashit dhe i personit i cili ka nënshkruar në emër të tij, pas kërkesës së drejtorit të shkollës për të nënshkruar ka rezultuar të mos jetë i njëjti.

Drejtori i Shkollës Fillore “Ismajl Luma”, Driton Sadiku, për KALLXO.com tha se shkelja është raportuar nga koordinatorja e komisionit, Albulena Kelmendi, si dhe është vendosur në libër të vërejtjes.

“Me qëllim e kam shti me nënshkru që me u siguru që nënshkrimi nuk është i tij. Është konstatuar që nuk ka votu me atë nënshkrim”, tha Sadiku.

Po ashtu, në të njëjtën qendër të votimit në Lipjan, lista e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike e cila ishte e vendosur në kabinë të votimit ishte e nënvizuar.

Përkatësisht Avdullah Hoti nga LDK dhe Ilir Deda nga Alternativa ishin kandidatët e nënvizuar në këtë listë.

Më pas, kjo listë u ndërrua nga komisioni i vendvotimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat