Tronditet PDK-ja, merr vetëm 18 deputetë, ja sa do të kenë LDK, AKR e Alternativa, VV, AAK e NISMA

Aktuale

Tronditet PDK-ja, merr vetëm 18 deputetë, ja sa do të kenë LDK, AKR e Alternativa, VV, AAK e NISMA

Nga: Bota sot Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:51
Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan me 11 qershor tashmë janë publikuar. Nga koalicionet dhe subjektet të cilat garuan në këto zgjedhje, koalicioni LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën),  dhe Vetëvendosje, e para doli koalicioni PAN me 34 %, e dyta Lëvizja Vetëvendosje 27%, dhe 25 % LAA.

Brenda koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, mësohet se ka fituar 22% të votave apo 26 deputetë, AKR, 2.5 %, apo 4 deputetë, dhe 1.5 % Alternativa, por që deputetët do të llogariten brenda LDK-së, pasi ishin në një listë zgjedhore, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, nga rezultatet e partive gjithsecila veç e veç brenda koalicionit PAN, humbjen me të madhe do ta pësoj PDK, e cila do të marr 18 deputetë pasi ka siguruar vetëm 18% të votave. Kjo do të jetë një tronditje për PDK-në, e  cila në legjislaturën e kaluar kishte 34 deputetë,  por numër që kishte rënë në 30 pas disa lëvizjeve të deputetëve në partitë tjera. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 12 deputetë, me 11% të votave, dhe Nisma për Kosovën 7 deputetë, me 5% të votave.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje e cila garoi e vetme në këto zgjedhje ka marr 27% të votave, duke siguruar 31 deputetë.

Image
LISTA
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat