Abdixhiku: Besën e votueseve s’do ta shkeli asnjëherë

Aktuale

Abdixhiku: Besën e votueseve s’do ta shkeli asnjëherë

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:15
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Lumir Abdixhiku ka falënderuar votuesit të cilët i besuan votën në zgjedhjet e 11 qershorit.

Abdixhiku ka thënë se ka marrë një mbështetje përkundër kohës së shkurtë në LDK e politikë - veç tri javë - më jep shtytje shumë në rrugën që kam marrë.

Postimi i plotë:

Votuesve të mi,

Ju faleminderit secilit!

Raportet preliminare që po m'i përcjellin vullnetarët nga strukturat tona, më japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe që kam marrë nëpër gjithë Kosovën - nëpër të gjitha fshatrat, nëpër të gjitha qytetet, nëpër të gjitha regjionet. Ju faleminderit nga zemra secilit. Më keni dhënë më të vlefshmen, besimin tuaj!

Një mbështetje e tillë përkundër kohës së shkurtë në LDK e politikë - veç tri javë - më jep shtytje shumë në rrugën që kam marrë. Mbi të gjitha, më ngarkojnë me një barrë e përgjegjësi të madhe. Këtë barrë, këtë përgjegjësi, këtë besë, s'do ta shkeli asnjëherë, për asnjë çmim. Do të barti me nderë shumë fjalën dhe zërin tuaj për një Republikë më të mirë.

Punë e madhe na pret përpara. Bashkë, kemi me ja dale. Ju faleminderit secilit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat