Ja cilat deputete vozisin vetura më të shtrenjëta

Aktuale

Ja cilat deputete vozisin vetura më të shtrenjëta

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Edhe deputetet e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Antikorrupsion.

Shumica e deputeteve, pjesë të luajtshme të pasurisë së tyre kanë deklaruar edhe veturat, ku disa prejt tyre janë mjaft të shtrenjëta dhe të markave luksozeKështu edhe për këtë vit dy nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, ajo e PDK’së Blerta Deliu dhe Besa Gaxherri nga LDK, vazhdojnë të vozisin veturat më të shtrenjëta.

Deliu-Kodra, ka deklaruar një Mini Coper të cilit nuk i ka treguar vlerën, por sipas tregut ajo kushton rreth 20 mijë euro, ndërsa Gaxherri, ka deklaruar çmimin e veturës 18 mijë euro, por jo edhe markën e saj, raporton magazina. Keq me veturë nuk është as deputetja boshnjake, Duda Balje, e cila vazhdon ta ketë Jeep’in e saj të tipit Tiguan, të cilin e ka vlerësuar me çmim prej 15 mijë euro, me një çmim të njejtë veturë vozitë edhe deputetja Sala Berisha-Shala, e cila nuk ka treguar markën e veturës që posedon.

11 mijë euro vetur, vozitë edhe deputetja Kimete Bytyqi, për nga çmimi e treta radhitet Time Kadrijaj, e cila ka deklaruar se vozitë veturë Golf Plus, me vlerë prej 10 mijë euro.

As Xhevahire Izmaku, nuk ka treguar tipin e veturës, por vetëm çmimin e saj prej 9 mijë euro, Teuta Haxhiu , ka vlerësuar Golfin e saj 4 me vlerë prej 8,450 euro, vetura e deputetës Mirjeta Kalludra ka një mim prej 8 mijë euro, por nuk dihet se farë marke është.

Ndërsa deputetet me vetura më modeste janë:

Salihe Mustafa– (Nuk ka deklaruar marken)  7 mijë euro

Shqipe Pantina – (Nuk ka deklaruar marken) – 5 mijë euro

Puhie Demaku –  Citroen Xsara – 5 mijë euro

Lirije Kajtazi – (Nuk ka deklaruar marken) – 5 mijë euro

Zoja Osmani –Audi A6 -4 mijë euro

Margarita Kadriu – Mercedes ML,- 4 mijë euro

Ganimete Musliu– Audi A4 ( nuk ka deklraruar çmimin)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat