Këta janë kandidatët që për herë të parë po bëhen deputetë

Aktuale

Këta janë kandidatët që për herë të parë po bëhen deputetë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 22:55
Kuvendi i Kosovës

Kosova është në pritje të konstituimit të legjislaturës së gjashtë të saj pas çlirimit.

Në zgjedhjet e 11 qershorit shumë kandidatë për deputetë kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë për herë të parë.

Grupi Parlamentar i LDK-së do të ketë figura që për herë të parë kanë arritur të bëhen deputetë.

Në mesin e tyre janë: Driton Selmanaj që deri vonë ka qenë pjesë e organizatave joqeveritare, Lumir Abdixhiku që ka drejtuar “Riinvestin”, këngëtari, Labinot Tahiri etj.

Kurse nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes ulësen e deputetit për herë të parë e ka siguruar sekretari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktori, Adem Mikollovci.

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma ulësen e deputetit e ka siguruar Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Gjithashtu, Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti ka marrë votat të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Në mesin e deputetëve të rinj të kësaj legjislature do të jetë edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha, mbesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçit. Vota të nevojshme për të siguruar ulësen në Kuvend ka marr edhe Milaim Zeka.

Për herë të parë në ulësen e deputetit do të ulet edhe Shkumbin Demaliaj i AAK-së.

Sigurisht se këta nuk janë të vetmit kandidatë që për herë të parë e kanë siguruar postin e  deputetit.

Në dy javët në vijim pritet të dalin rezultatet zyrtare, kur edhe do të kuptohem emrat e të gjithë deputetëve të legjislaturës së gjashtë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat