Zogiani: Nuk ka faj Milaim Zeka që tutet prej një pushteti të pakorruptueshëm!

Aktuale

Zogiani: Nuk ka faj Milaim Zeka që tutet prej një pushteti të pakorruptueshëm!

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 00:35
Avni Zogiani

Ish-kandidati Vetëvendosjes për deputet të Kuvendit të Kosovës, Avni Zogiani ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga Milaim Zeka, në të cilën ky i fundit ka përmendur disa biseda mes ambasadorëve e Albin Kurti, të cilat ai pretendon se i di.

Zogiani ka thënë se Zeka “ka hangër nga të gjitha lugët, edhe si zyrtar qeveritar, edhe si gazetar, edhe si hajgarexhi, edhe si përfaqësuesi i JAT, edhe si uzurpues, edhe si qiramarrës i MTI me objekt të uzurpuar.”

Sipas Zogianit, frika e Zekës nga një pushtet i mundshëm që do të ishte i pakorruptueshëm, është normale.

Shkrimi i plotë i postuar në “Facebook”:

Nuk ka faj Milaim Zeka, sepse ka hanger me t’gjitha luget…. Edhe si zyrtar qeveritar, edhe si gazetar, edhe si hajgarexhi, edhe si patriot edhe si perfaqesues i JAT, edhe si uzurpues, edhe si qiramarres i MTI me objekt te uzurpuar…. Me fjale tjera, s’ka faj qe tutet prej ndonji pushteti eventual te pakorruptuem…!

Ndryshe, gazetari Zeka në zgjedhjet e 11 qershorit garoi për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat